Haradinaj thekson nevojën e thellimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Austrinë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar një delegacion të Partisë Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë.
“Në takim me delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, shpreha mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se ka shprehur nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën tonë për integrim euro-atlantik, arritjen e statusit vend kandidat në BE dhe nisjen e Partneritetit për Paqe.
“Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik dhe ekonomik, duke zgjeruar kështu miqësinë e veçantë dhe avancimin e raporteve mes shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj.