Haradinaj: Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit!

02 mars 2023 | 14:37

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, vëllai i Nasimit Haradinajt, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e të ndjerit.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Agronit! Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj. Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare. Ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Ngushëllime familjes Haradinaj, bashkëluftëtarëve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën. U prehsh në paqe, Agron!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nga…