
Haradinaj thërret konferencë të jashtëzakonshme
24 shkurt 2018
| 18:03
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orën 20:00 do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.
Në komunikatën e Zyrës së kryeministrit nuk ka ndonjë detaj se përse është thirrur kjo konferencë.