![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/ramush-haradinaj.jpg)
Haradinaj thërret përsëri Këshillin e Sigurisë së Kosovës
31 mars 2018
| 10:48
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Kjo është mbledhja e dytë që kryeministri Haradinaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, brenda pak ditëve.
Këto mbledhje mbahen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me arrestimin e Marko Gjuriqit dhe 6 qytetarëve turq, të cilët Turqia i konsideron si pjesë të organizatës së Fetulla Gylenit.