Haradinaj thotë se AAK-ja e ka kaluar Vetëvendosjen me besim në popull
18 prill 2019
| 13:56
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo partie aktualisht renditen para Lëvizjes Vetëvendosje.
“AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen me besim në popull”, ka thënë Haradinaj.
Në këtë kontekst, Haradinaj nuk e dinë defektin e rënies së Vetëvendosje.
“Janë informata të subjekteve relevante ndërkombëtare. Është më mirë që Vetëvendosje të targetojë ku janë defektet, por jo të kalojë me kritika në shabllon. Kështu s’mund ta rrisë besimin”.
“Ju ka rënë besimi, zotit Kurtit realisht. Nuk kam besuar. Arsyeja më është thënë se është mungesa e folësve që dikur i kanë paraqitur temat”, ka thënë Haradinaj.