
Haradinaj thotë se do t’i realizojnë kërkesat e PSD-së për buxhetin
10 janar 2019
| 14:47
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se fund të këtij muaji do të mbahet seanca për miratimin e buxhetit për vitin 2019.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se do t’i realizojnë kërkesat e PSD-së, e cila ka kushtëzuar votimin e buxhetit me shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, votimin e Ligjit për paga, etj.
“PSD-ja i ka disa kërkesa për buxhetin që besoj se do t’i realizojmë”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane.