Haradinaj thotë se është i nderuar që bashkëpunoi me Merkelin
Angela Merkal i ka dhënë fund mandatit të saj si kancelare e Gjermanisë. Me këtë rast, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka qenë i nderuar që ka pasur rastin të punojë me Merkelin.
Ai ka thënë se Merkeli ka qenë gjithmonë pranë Kosovës, duke kontribuar në promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.
“Një mike e madhe e Kosovës po mbaron mandatin e saj. Angela Merkel për gjashtëmbëdhjetë vjet kancelare e Gjermanisë, ishte pranë Kosovës, me përkushtim të lartë për ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Thellësisht mirënjohës Kancelare Merkel. Ishte nder të punoja me ju”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.