Haradinaj thotë se FSK-ja është shtëpia e të gjithëve
26 prill 2018
| 10:28
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është shtëpi për të gjithë dhe se transformimi i saj nuk ndryshon një gjë të tillë, e as nuk do ta zëvendësoje KFOR-in.
Këtë deklaratë Haradinaj e dha në adresimin e tij në konferencën organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës “FSK dhe partnerët”.
“E vërteta e Kosovës është që çdo qytetar i këtij vendi, ashkali, serbë, romë etj të ndjehen se janë në shtëpinë e tyre. Tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk e ndërron këtë gjendje por vetëm e forcon ndjesinë e të qenit shtëpi për të gjithë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.