Haradinaj thotë se jemi të bekuar që kemi Shenjtoren Nënë Tereza

05 shtator 2018 | 12:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shenjtoren Nënë Tereza me rastin e 21-vjetorit të kalimit të saj në përjetësi.

Me këtë rast, ai ka thënë se figura e Shën Terezës për nga fuqia rrezatuese në historinë dhe realitetin shqiptar qëndron e lartësuar.

Sipas Haradinajt, jemi të bekuar që e kemi Shenjtoren tonë, Nënë Tereza.

“Në 21-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot Shenjtorën Nënë Tereza, bijën tonë humaniste të përmasave globale. Figura e Shën Terezës për nga fuqia rrezatuese në historinë dhe realitetin shqiptar qëndron e lartësuar. Mrekullitë e saj të dëshmuara janë frymëzim për mbarë njerëzimin dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme. Të bekuar që e kemi Shenjtoren tonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai është transferuar nga Real Madrid te Juventusi për një…