Haradinaj thotë se ka kërkuar inicimin e procedurave për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.
“Ditë më parë, si kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.
/Epoka e re/