Haradinaj thotë se ka ngecje në zbatimin e MSA-së
28 gusht 2018
| 12:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit të Këshillit Ministror të Integrimit Evropian, ka thënë se Kosova do t’i kryej obligimet që dalin nga ERA1 deri në nëntor të këtij viti.
Sipas tij plotësimet që dalin nga kjo marrëveshje janë të rëndësishme edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE.
Haradinaj ka folur edhe për zbatimin e MSA-së. Ai ka thënë se Kosova ka ngecje dhe për këtë duhet fokusim më i madh në zbatimin e kësaj marrëveshje.