Haradinaj thotë se koalicioni me Nismën u bë sepse Kurti po i lufton qytetarët

17 janar 2024 | 21:04

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ky koalicion është bërë pasi është vlerësuar se qytetari i Kosovës ka mbetur i papërfaqësuar, është lënë i vetëm e në raste të caktuara edhe është luftuar prej qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Shenjat më të këqija të luftës së qeverisë kundër qytetarëve të vet, së pari mund ta përmend kategorinë e lirisë se si është luftuar nga kjo qeveri. E mbani mend grevën në arsim, sindikatën dhe si janë trajtuar mësimdhënësit. Mund të shkojë kështu me radhë për shumë sektorë por edhe projekte kapitale të vendit”.

“A dëshirojmë ta lëmë qytetarin e Kosovës vetëm e pa përkujdesje, a dëshirojmë ta shohim Kosovën me më pak njerëz. Po e them atë shprehjen e famshme, jemi të varfër sepse qeveria është e pasur sepse buxheti i Kosovës mbahet në bunker nga Qeveria Kurti dhe nuk investohet”, tha Haradinaj.

Haradinaj paralajmëroi se koalicionin do ta zgjerojnë edhe me partnerë të tjerë politikë dhe jo politikë.
“Hapi i parë është bashkimi mes nesh për ta ndryshuar këtë gjendje”, tha Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LUAN BUÇINCA B.I N.T.P NIV, shpall të pavleshme certifikaten e…