Haradinaj thotë se Kosova ka arritur progres në sundimin e ligjit
19 korrik 2019
| 11:15
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i ka uruar detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit.
“Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Kosova, së bashku me BE-në dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/