Haradinaj thotë se ministri gjerman e ka siguruar për liberalizimin e vizave
02 maj 2019
| 12:20
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka theksuar se Gjermania është pro që të liberalizohen vizat për Kosovën.
“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim: na ka thënë ‘po’ për vizat”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka bërë me dije se kjo ‘po’ nuk është ‘po’ e analizave dhe mendimeve, por e një njeriut në detyrë ministër i Brendshëm.
Kryeministri ka uruar qytetarët për liberalizimin e vizave, duke e konsideruar këtë çështje të kryer.
“Kosovë urime liberalizimi i vizave” është shprehur ai.