Haradinaj thotë se ndërkombëtarët po i mbyllin sytë karshi masakrave që kanë ndodhur në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë akademisë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Lybeniqit, ka thënë se është e çuditshme se si bashkësia ndërkombëtare është duke i “mbyll” sytë karshi masakrave që kanë ndodhur luftën e fundit në Kosovë
“Është e çuditshme që bashkësia ndërkombëtare i ka mbyllur sytë përballë këtyre masakrave që kanë ndodhur në Kosovë. Çdo ditë marr letra nga familjarët që kërkojnë drejtësi. Mënyra më e mirë për ta vendosur të drejtën tonë është të mos harrojmë nga kemi ardhur. Plagët që kemi kaluar. Dhe për këtë duhet të punojmë që ta forcojmë atdheun”, është shprehur Haradinaj.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për të gjithë të rënët dhe të pagjeturit.
/Epoka e re/