Haradinaj thotë se nëse bie Qeveria merr me vete edhe Thaçin e Veselin
30 nëntor 2018
| 19:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mosndryshim kufijsh dhe për taksën ndaj Serbisë, edhe nëse kjo i kushton me rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq.
Në një intervistë për “Interaktiv”-in, Haradinaj ka thënë se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush dhe as presidenti.
Nëse largohet ai nga posti, tha se do t’i marrë me vete edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Bisedën e plotë me kryeministrin Haradinaj mund ta ndiqni sonte në orën 23:20 në Interaktiv të KTV-së.