Haradinaj thotë se njëri nga dy të rinjtë shqiptarë që u rrahën në Novi Sad po lufton për jetë
08 tetor 2018
| 22:40
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, rrahjen brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad e ka cilësuar si “të pashembullt”.
Ramush Haradinaj, në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave evropiane. “Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin”, ka shkruar Haradinaj.