Haradinaj thotë se nuk është detyrë e opozitës të bëjë kuorumin për president

15 mars 2021 | 14:35

Ramush Haradinaj pas takimit me Kurtin e Osmanin ka thënë se ishtenjë takim konstruktiv.

Lideri i Aleancës ka deklaruar se partia e tij do të jetë opozitë e fuqishme.

“I tregova Kurtit se do të jemi opozitë, jo siç ishim bashkë dikur me Vetëvendosjen, me ato metoda, por një opozitë më konstruktive”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka thënë se kishte një takim konstruktiv më Kurtin. Lideri i Aleancës ka deklaruar se partia e tij do të jetë opozitë e fuqishme.

“I tregova Kurtit se do të jemi opozitë, jo siç ishim bashkë dikur me Vetëvendosjen, me ato metoda, por një opozitë më konstruktive”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse AAK-ja do ta bëjë kuorumin për president, Haradinaj ka thënë se nuk është përgjegjësi e AAK-së.

“Nuk është detyrë jona ta përkrahim pushtetin. Populli ia ka dhënë votën për të qeverisur. Është përgjegjësi e Qeverisë ta gjejë mënyrën se si do t’i bëjë 2/3 e votave për presidentin”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidatit për…