Haradinaj thotë se pensionet do t’i marrin edhe veteranët e rrejshëm deri të vendosë gjykata
21 shtator 2018
| 23:55
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar përsëri rreth çështjes së listave të veteranëve.
Kryeministri i vendit ka thënë se janë bërë gabime të mëdha, pasi në listën e veteranëve të rrejshëm janë future veteranët e vërtetë.
Po ashtu, Haradinaj ka folur edhe rreth ndalimit të pensioneve për veteranët e rrejshëm.
Ai ka thënë se pensionin do të vazhdojnë ta marrin të gjithë dhe askujt nuk do t’i ndalohet derisa gjykata të marrë një verdikt në lidhje me këtë çështje.
“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj.