Haradinaj thotë se personalisht nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re

23 prill 2020 | 17:46

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është deklaruar për media.

Ai ka thënë se AAK-ja ka pranuar që të jetë pjesë e qeverisë së re.

Haradinaj ka bërë me dije se procedura për nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion me LDK-në nuk mund të merr më shumë se një javë kohë.

Ai ka thënë se nuk do të marrë asnjë post në qeverinë e re.

“Jam deklaruar herët se nuk marrë post në ekzekutiv, jam larguar edhe prej deputeti. Qëllimin e kam që t’i kthehem për një kohë partisë”, është shprehur ai.

“Ne si Aleancë do të çojmë njerëz që kanë ekspertizë dhe aftësi menaxheriale. Duhet të çojmë ministra sa më profesional”, ka thënë lideri i AAK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen…