Haradinaj thotë se seanca për demarkacionin mund të mos mbahet nesër
17 shkurt 2018
| 12:50
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se janë krijuar kushtet për ta kaluar demarkacionin.
Haradinaj dekaroi se kushtet për ta votuar demarkacionin duhen 80 vota e koalicioni i ka 61 vota, megjithatë ende nuk e ka marrë konfirmimin nëse Lista Serbe do ta votojë demarkacionin.
Ai shtoi se seanca e cila është paraparë të mbahet nesër, ditën e diele në orën 18:00, mund të shtyhet deri për në javën tjetër.
“Mund të ndodhë që seanca të mbahet gjatë javës që vjen e jo nesër. Gjatë javës besoj se do t’i kemi të gjitha votat”, deklaroi Haradinaj.