Haradinaj thotë se do të ketë stabilitet energjetik gjatë dimrit
20 dhjetor 2017
| 10:30
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite është informuar për situatën energjetike në vend.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjes Kosovë,
Sapo u ktheva nga një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku u informova rreth situatës në prodhimin e energjisë elektrike.
Menaxhmentit të KEK-ut u kam dhënë udhëzime dhe kërkova që të ketë seriozitet në punë, në mënyrë që të sigurohet stabilitet energjetik në vend, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.
Sot, poashtu, po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”, që garanton qëndrueshmëri të përherhshme energjetike në Kosovë.
RH