Haradinaj thotë se Thaçi, Çitaku, Rama dhe Vuçiqi kanë punuar për ndarjen e Kosovës
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi ka bërë homazhe para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka akuzuar përsëri përveç presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku se kanë punuar për ndarjen e vendit.
“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh qoftë, Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”.
“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo (Çitaku), Thaçi, Rama, Vuçiq”, është shprehur Haradinaj.