Haradinaj thotë se vendimi i KShC-së për tri universitetet publike është i gabuar
16 korrik 2019
| 11:59
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se vendimi për mosakreditimin e universiteteve të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës për të pranuar studentë të rinj është i papranueshëm.
“Për mua si kryeministër është i papranueshëm fakti që të rinjtë, maturantët e rrethinës së Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës mbesin pa u regjistruar në fakultete. Nuk e pranoj faktin që dikush i jep vetes të drejtë që fëmijët e familjeve të varfra dhe mesatare me i lënë në rrugë. Nëse dikush mendon që mundet ta bëjë këtë, ka gabuar”, ka thënë sot Haradinaj pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe.