Haradinaj tregon arsyen e takimit me presdientin Thaçi
28 tetor 2020
| 16:08
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për media ka treguar për takimin që pati sot me presidentin Hashim Thaçi, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se ky ishte një takim me ftesë të presidentit Thaçi për konsulta rreth zhvillimeve në vend.
“Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se në këtë takim nuk është diskutuar për postin e presidentit. “Jo nuk kemi biseduar për këtë temë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka treguar se në korridor të ndërtesës së Presidencës dhe Kuvendit pa edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa, por nuk e di nëse edhe ai ishte nisur për në takim te Thaçi.
“E takova në korridor zotërinë Mustafa nuk e di nëse ka pas ndonjë takim me presidentit”, ka thënë Haradinaj.