Haradinaj tregon arsyen e tërheqjes së platformës për dialog nga Kuvendi
05 qershor 2018
| 16:34
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka treguar arsyet e tërheqjes së platformës për dialog me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës.
Ai ka thënë se tërheqjen e kësaj platforme e ka bërë për t’i dhënë kohë debatit.
“Me këtë i japim kohë spektrit politik, grupeve parlamentare që të vijnë me idetë dhe propozimet e tyre. Kosova ka nevojë ta gjejë formulën e një përfaqësimi gjithëpërfshirës në këtë temë kaq të rëndësishme”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/