Haradinaj tregon arsyen pse nuk është në takim me Borrellin
30 janar 2020
| 14:05
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se propozimi nga BE-ja për agjendë të përbashkët në Obiliq për inaugurimin e filtrave të ri me projektin “Green Deal”, për të cilin ka falënderuar Bashkimin Evropian, ishte i pamundur të akomodohet në agjendën e tij për shkak të angazhimeve dhe obligimeve të përcaktuara më herët.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se mirëpret vizitën e Borrellit në Kosovë.
“Ndërsa në takimin e z. Borrell me partitë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prezanton qëndrimin politik me përfaqësuesit e saj”, është shprehur Haradinaj.
/Epoka e re/