Haradinaj tregon katër shtyllat kryesore të programit zgjedhor

29 shtator 2024 | 13:42

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të prezantimit të programit qeverisës 2025-2029,ka thënë se ky program është rezultat i shumë tryezave dhe konsultimeve me partnerët e koalicionit.

Haradinaj ka thënë se programi qeverisës 2025-2029, bazohet në katër shtylla.

“Anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO,  zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE, dhe Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur. Vizioni ynë i shprehur në këtë Program për ta pasur një Kosovë Ndryshe, një Kosovë më të plotë, më sovrane, më të fortë, më demokratike e më të zhvilluar qëndron mbi katër shtylla”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë…