Haradinaj tregon për arsyet e vizitës në ShBA (Video)
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka folur rreth vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Haradinaj ka thënë se ka qenë tepër e rëndësishme vizita e tij në ShBA për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, siç ishte ideja e korrigjimit të kufijve.
Ai ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë ballafaqimi me këtë ide.
Haradinaj ka thënë se në ShBA nuk është takuar me zyrtarët serb e as me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka treguar se çfarë ka biseduar me zyrtarët amerikanë gjatë qëndrimit në ShBA.
“E kam shfrytëzuar këtë prezencë që të bisedojë me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen dhe bashkatdhetarët tanë në ShBA. Këto janë takime për temat kryesore. Ndërkaq me Palmer ishte tema bilaterale Kosovë-Amerikë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është duke vajtuar për shkak se nuk po mund ta ndaj Kosovën. Ai ka theksuar se me këto veprime, Vuçiqi është duke e dëmtuar Serbinë.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se pavarësisht kësaj ka paralajmërime për njohjen e Kosovës nga shtete te respektueshme.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2409337089192342/