Haradinaj tregon për gjendjen e të aksidentuarve në Pejë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur gjendjen e 32 personave të aksidentuar sot në rrugën Istog – Pejë.
Ai ka konfirmuar se 10 raste janë raste ortopedike, 4 me thyerje, 3 të të ekstremiteteve dhe 1 të klavikulës.
Para pak çastesh ai ka mbërritur në spitalin e Pejës.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinajt:
Sapo pranova raportin nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës lidhur me aksidentin e trafikut që ka ndodhur sot në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël, ku të përfshirë në aksident ishin 32 persona.
Sipas raportit të pranuar: 10 raste janë ortopedike; 4 raste thyerje; 3 të ekstremiteteve dhe 1 të klavikulës; Në ORL janë trajtuar 5 raste thyerje e nofullës dhe dhëmbëve përderisa 17 persona kanë marr lëndime sipërfaqësore dhe janë trajtuar me urgjencë në repartin kirurgjik.
Sipas raportit në këto momente 21 persona janë liruar me dëshirë dhe në përcjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik janë 11 pacient nga të cilët 4 raste sot të vazhdojnë trajtimin mjekësor përderisa për të tjerët ka kërkesë që të lirohen për të vazhduar trajtimin në shtëpi.
Falënderoj edhe njëherë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal në Pejë për mobilizimin e shpejtë dhe kujdesin dhe profesionalizmin e treguar në hospitalizimin dhe trajtimin e duhur mjekësor për të lënduarit e këtij aksidenti.
Kryetari i Ferizajt kontakton agjencinë turistike autobusi i së cilës u aksidentua sot në Pejë
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë të jetë vënë në kontakt me operatorin ekonomik dhe institucionet që po trajtojnë të lënduarit e aksidentit të sotëm në Pejë, pasi udhëtarët ishin nga Komuna e Ferizajt.
Nga aksidenti, të lënduar mbetën 31 persona, ndërsa të gjithë udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.