Haradinaj tregon pse e ka dërguar djalin në shkollë private
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime pse ka dërguar djalin e tij në një gjimnaz privat e jo në shkollë publike.
Haradinaj ka deklaruar se ka disa vite që punon të sjell shkolla të huaja në Kosovë, jo veç të Amerikës e Anglisë por edhe të Gjermanisë dhe sistemit shkollorë të tyre.
“Kam bo përpjekje të dërgojmë një kualitet i nevojave gjermane është i nevojshëm. Gjini (djali i tij) është një porosi që i dëshirojmë në këtë shkolla, i japim besimin dhe i mirëpresim. Nuk është shkollë private në kuptimin profitabil, dhe profesorët e arsimtarët paguhen nga buxheti i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në “RTV Dukagjini”.
Ai ka thënë se paguan për djalin në këtë shkollë si çdo prind tjetër.
Haradinaj, së bashku me gruan Anitën, e kanë përcjell djalin e tyre Gjinin në ditën e parë në Gjimnaz. Çmimi vjetor për regjistrim në këtë shkollë është 1500 euro.