Haradinaj tregon pse e kishte ndalur Pacollin për të marrë pjesë në takimin e mini-shengenit

27 dhjetor 2021 | 22:43

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar në emisionin Pressing në T7 se pse e ka ndalur ish-ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, që të shkojë në takimin për themelimin e mini-shengenit.

Pacolli kishte thënë në Pressing javën e kaluar se SHBA-ja i kishte bërë presion të merrte pjesë në këtë takim, por që Haradinaj e kishte ndaluar të mos shkonte.

Haradinaj thotë se nuk ka pasur presion amerikan. Ai ka shtuar se Kosova nuk ka arsye të frikësohet prej serbëve nëse është bashkë me Shqipërinë, por ka thënë senuk mund të futemi në Open Balkan pa marrë njohjen nga Serbia.

“Ftesa është bërë vonë. Ata kur e kanë mbajtur në Suboticë, në atë kohë kemi pasur shumë çështje të pazgjedhura. Për këtë kohën kur ka folur Behgjeti. Nuk ka arsye shqiptari të frikësohet nga Serbia nëse janë bashkë. Kosova dhe Shqipëria nëse janë bashkë nuk kemi nevojë të shqetësohemi. Me numra jemi aty dikund. Edhe ata i kanë divergjencat e veta. Unë kisha thënë të bëhet Ballkani i Hapur pas njohjes”, ka thënë ai.

Ai e pranoi se e kishte ndalur Pacollin, për të mos shkuar në këtë takim.

“Po. Nuk kemi mundur të marrim pjesë pa përfaqësimin e duhur. Unë nja dy fjalë i di. Nuk është se Amerika ka shprehur një qëndrim se duhet doemos të shkohet”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e njerëzve pyesin se a duhet të kenë marrëdhënie…