Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Lajçakun

14 tetor 2020 | 15:14

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka thënë se në diskutimin me diplomatin sllovak i ka shprehur atij qëndrimin se BE-ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale me njohje reciproke.

Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajçak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. I shpreha z. Lajçak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2163207037137032

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka mirëpritur faktin që Qeveria…