Haradinaj: Tregu i gjelbër në situatë të rëndë, projekti ynë parasheh një hapësirë moderne

26 shtator 2021 | 12:40

Kandidati për kryetar të Prishtinë nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka thënë se tregu i qytetit në pjesën e vjetër të Prishtinës është në gjendje kaotike. Sipas Haradinaj largimi i AKP-së dhe rregullimi i tregut të brendshëm do të ishte një prej zgjidhjeve të shpejta.

“Rreth 700 familje ushtrojnë biznesin e tyre këtu, sipas diskutimeve që patëm me shumë pronarë këtu, tregtarë, qofshin të produkteve ushqimore, qofshin të tekstilit, e pamë që mundësitë edhe pse kanë qenë nuk është bërë mjaftueshëm”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se shitësit përveç problemeve me hapësirë, sipas tij përballen edhe me kushte të mjerueshme, që rrezikojnë funksionimin normal.

“Projekti ynë për tregun parasheh ndërtimin e një hapësire moderne, me kushte të favorshme për tregtarët. Lokalet e vogla zejtare dhe shërbyese, në pronësi të Ndërmarrjes Banesore do të rinovohen plotësisht”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me liderët…