Haradinaj: Trimat siç ishte Rexhep Kadrijaj lindin rrallë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Rexhep Kadrijaj në 25-vjetorin e rënies.
Ai ka thënë se rimat siç ishte Rexhep Kadrijaj lindin rrallë por vepra e tyre bëjnë krenar gjithë kombin.
“Shtypja e egër dhe gjenocidi që po ushtronte Serbia pushtuese në Kosovë, te Rexhepi, sikurse edhe te shumë të rinj, vetëm sa e nxiste revoltën dhe e forconte bindjen se liria nuk fitohet me nënshtrim por vetëm me gjak e luftë të armatosur. Rexhepi u rreshtua pranë radhëve të Ushtrisë Çlirimtare që në fillet e para të nisjes së luftës frontale në Dukagjin. Gjatë gjithë kohës shquhej për disiplinën ushtarake dhe trimërinë në beteja. Ai ra 25 vjet më parë, duke mbetur simbol i sakrificës më sublime për të drejtën shqiptare. Në kujtim dhe nderim të Rexhepit, kam bërë homazhe në vendlindjen e tij në Rastavicë. Qoftë i lartësuar përjetësisht emri i tij!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.