Haradinaj: Turp ambasadorëve kur thonë se Prishtina nuk i informon

06 shtator 2018 | 11:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk tolerohen eksperimentet me Kosovën.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës e ka Kushtetutën e saj dhe popullin që vendos për të.

Këto deklarata kryeministri Haradinaj i ka dhënë sot në konferencën e pestë të ambasadorëve në Kosovë, ndërsa ka pasur edhe disa fjalë për ta.

“Nuk guxojmë të bëjmë eksperimente me Kosovën. Është turp për ambasadorët kur thonë se Prishtina nuk po iu dërgon informacione”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje, ai ka deklaruar se “së shpejti do të jemi shtet me ushtri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, beson se Barcelona mund ta…