Haradinaj u bën thirrje deputetëve të diskutojnë për dialogun

07 mars 2019 | 11:40

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve që të shfaqin qëndrimet e tyre rreth dialogut me Serbinë.

Këtë kërkesë kryeministri e tha sot në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilën është duke u diskutuar për Projektligjin dhe platformën e dialogut.

“I ftoj deputetët që të japin kontributin për këto dy tema. Kisha kërkuar që të fillojnë diskutimet për platformën, çështja e votimit është çështje e numrit të deputetëve. Gjatë ditës e kemi edhe kuorumin për votim”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar mësuesit…