Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë

09 shkurt 2025 | 17:21

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për votimin e sotëm ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, qytetarët që akoma nuk kanë votuar, u ka bërë thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,
Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.
Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.
Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.
Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportimet se ngjyra matrikuluesve që po u vendoset në gishtërinj…