Haradinaj u bënë thirrje BE-së dhe SHBA-së të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën në veri
10 dhjetor 2022
| 19:02
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën e sotme në veri.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka apeluar te BE-ja dhe SHBA-të që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.
“Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Haradinaj.