
Haradinaj u shpërndanë ëmbëlsira policëve për Bajram
24 maj 2020
| 08:18
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e ditës së Fitër Bajramit e ka nisur duke shpërndarë ëmbëlsira për Fitër Bajram. Në një shkrim publikuar në “Facebook” dhe disa fotografi, Haradinaj shihet duke iu shpërndarë ëmbëlsira policëve të Kosovës.
“Me rastin e Bajramit të Madh, mëngjesin e kësaj dite feste e nisa bashkë me Policët e Kosovës. Mirënjohës atyre që janë në krye të detyrës çdoherë. Urime festa të gjithëve!”, ka shkruar Haradinaj.