Haradinaj ua rritë rrogat disa zyrtarëve qeveritarë
20 dhjetor 2017
| 10:45
Kryeministri i Qeverisë, Ramush Haradinaj, në 100 ditëshin e qeverisë që drejton, ka vendosur që t’ua rrisë pagat disa zyrtarëve qeveritar.
Ai nuk ka përmendur emrat e zyrtarëve të cilët do tu rritet rroga. Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se kështu po bëhet nivelimi i pagave në qeveri dhe institucione të tjera, pasi sipas tij deri tash ka mospërputhje të tyre. KK