Haradinaj: UÇK-ja me mua president nuk është jetime

11 shkurt 2021 | 12:21

Kryetari i AAK-së dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin e tij ekonomik në Junik.

Sipas tij, duke e votuar AAK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit, vendi është më i sigurt dhe me një ekonomi më të fortë.

“Ekonominë e kemi keq, ka ra shumë nga pandemia. Prej vitit tjetër fillon rritja ekonomike. Mund të fillojmë me rritje të pagave me 5 për qind vit për vit”.

“Përveç kësaj, kemi paraparë forcimin e çështjes së sigurisë. Është mirë të forcohet ushtria jonë. Përveç ushtrisë t’i kemi të gjithë sektorët tjerë që lidhen me mbrojtje. Kemi plan konkret. Politikat e jashtme që lidhen me Serbinë dhe marrëdhëniet tona me aleatë. Kur hymë në NATO, siguria mbyllet. Për me hyrë në NATO ne duhet t’i përfundojmë punët me ushtrinë tonë, t’i heqim pengesat të cilat i ka vendosur Serbia. Ballafaqimi me Serbinë do të jetë i rëndësishëm”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjerash, Haradinaj ka thënë se kategoria e lirisë nuk është jetim në rast se ai zgjedhet President.

“UÇK me mua president nuk është jetime”, ka thënë Haradinaj, duke i bërë edhe thirrje junikasve të dalin të votojnë dhe mos ta lënë votën në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…