Haradinaj udhëton nesër për në SHBA
05 maj 2022
| 10:45
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nesër do të udhëtojë për në SHBA.
Lajmin e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj.
“Zotëri Haradinaj që nesër udhëton për në SHBA, do të ketë takime të niveleve të ndryshme dhe do të qëndrojë për afro nëntë ditë. Kjo i bën mirë Kosovës sepse zotëri Haradinaj është përkrahës i SHBA-së e sidomos kur goxha shumë janë ftohur raportet ndërmjet Qeverisë Kurti dhe SHBA-së”, ka deklaruar Lekaj për “Ekonomia Online”.