Haradinaj: Unë besoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15 dhjetor 2017
| 22:32
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të Kosova United States Alumni (KUSA).
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkuar se beson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). “Unë besoj në ekspertizën tuaj, sepse besoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me fat 10-vjetori i themelimit të Kosova United States Alumni!”, ka shkuar Haradinaj.