Haradinaj: Unë i kryej disa punë pa e vet Serbinë

08 shkurt 2021 | 15:14

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është edhe kandidat i kësaj partie për president, ka mbajtur sot tubim elektoral në komunën e Klinës.

Teksa ka prezantuar programin e AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Haradinaj ka thënë se qëllimi i tij dhe i programit të kësaj parti është ta fuqizojnë Kosovën.

Para simpatizantëve të AAK-së, ai ka deklaruar se nëse bëhet presidenti, punët e mbetura në gjysmë me Serbinë do t`i kryej pa e pyetur shtetin serb.

“Ne kemi thënë gjithë ‘Bac u kry’, por s’u kry. Nëse duam ‘Bac u kry’, duhet t’i përfundojmë edhe disa punë. Jemi në finale, e kjo finale është me Serbinë se Serbia po na bllokon. Unë i kryej disa punë pa i vet e atëherë ata e kanë ma lehtë. Kur votojmë më 14 shkurt, ju ma jepni mundësinë t’i përfundoj punët e mbetura të Kosovës”, ka thënë Haradinaj,

Ai ka lavferuar edhe programin ekonomik të AAK-së.  “Veç një qëllim e kemi, ta forcojmë Kosovën. Një Kosovë që është e qëndrueshme, që ka ekonomi, që ka pare, lëshojmë pare në ekonomi, zhvillohemi, me pagë minimale mbi 300 euro. Kur vi sot të kërkojë votën, kam çfarë t’ju them. Ne e kemi shkruar një program, i kemi bërë nder shtetit. Program të mirëfilltë zgjedhor”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…