Haradinaj: Unë nuk e kam lëshuar bajrakun, Kurti po

30 dhjetor 2020 | 23:46

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së i është përgjigjur ish- kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë një seance në Kuvend i kishte thënë Haradinajt se e ka lëshuar bajrakun.

Haradinaj në T7 tha se Kurti vetë e ka lëshuar bajrakun dhe se kushdo që jeton në Kosovë e di se Daut Haradinaj nuk e lëshon bajrakun.

“Unë se kam lëshuar kurrë bajrakun, bajrakun e ka lëshuar ai vetë së pari. Ai le të fyen e ofendon, jam unë ai që e kam kryer detyrën ma fisnike për vendin tim. Kushdo që jeton në Kosovë, e di shumë mirë sa e lëshon bajrakun Daut Haradinaj”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në “Instagram”. Në…