Haradinaj: UNMIK-u s’ka më për çka të rri në Kosovë
22 tetor 2018
| 14:06
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova.
Sipas tij, ky mision nuk ka për çka të rrijë më në vendin tonë.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një ligjërate në Universitetin Amerikan të Kosovës me temën “Transformimi i FSK-së”.
“Edhe EULEX-i ka ndryshuar mandat, nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu”, thënë kryeministri Haradinaj.