Haradinaj urdhëron ministrat të raportojnë për udhëtimet jashtë vendit
29 maj 2018
| 14:50
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka urdhëruar ministrat që të raportojnë lidhur me udhëtimet jashtë vendit.
Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se nëse nuk do të bëhen këto raportime do të ketë masa rigoroze.
“Nëse nuk bëni raportim do të hetoheni. Vendosni rregull kush ku shkon. Është urdhër i imi”, ka thënë Haradinaj. Ky urdhër i Haradinajt është aprovuar në kabineti qeveritar