
Haradinaj urgjentisht tek Thaçi në Presidencë
22 dhjetor 2017
| 22:12
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj urgjentisht ka shkuar në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo situatë erdhi pas nënshkrimeve të 43 deputetë të cilët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.
LDK, Vetëvendosje e përfaqësuesit e pakicave në Kryesi nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë, për të bërë kësisoj që të mos ketë kuorum.