Haradinaj: Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!
13 qershor 2020
| 08:26
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Suharekën për Ditën e Çlirimit.
Ai tha se dashuria e madhe për liri e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, ngadhënjeu kundrejt atyre që donin të zhduknin popullin shqiptar, njofton Klan Kosova.
“U bënë njëzetenjë vite prej kur ata që mbajtën nën robëri këtë popull me dekada u larguan nga Suhareka. Gjithmonë falënderues ndaj ndihmës së aleatëve ndërkombëtarë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat e pafajshme. Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!”.